Pyetje të shpeshta
Si mund t’i ngarkoj fotot dhe videot e dasmës në faqen time?
Ti mund të na dërgosh fotot dhe videot në mënyrë digjitale ose mund të na dërgosh një USB. Ne do t’i ngarkojmë ato në faqen tënde dhe do ta bëjmë gati për ty dhe të ftuarit!
Si mund të ndaj faqen time me të ftuarit e mi?
Pasi faqja jote e dasmës të jetë gati, do të marrësh një URL unike, si p.sh. www.nina-andi.com. Thjesht mund ta ndash këtë link me të ftuarit duke ua dërguar direkt, ose mund të krijosh një QR kod që ata ta skanojnë lehtësisht.
A mund të vendosë kufizime për ata që shohin faqen time të dasmës?
Po, ti mund të vendosësh një PIN për faqen tënde. Kështu, vetëm personat që ti zgjedh do të kenë qasje në të.
Sa kohë do të jetë e disponueshme faqja ime e dasmës?
Faqja jote e dasmës do të jetë e disponueshme për një periudhë të gjatë, në varësi të planit që zgjedh: 1, 2 ose 5 vjet. Kështu, kujtimet e dasmës do të jenë të ruajtura për periudhën e zgjedhur. Për më shumë informacion mbi çmimet dhe planet, vizito faqen tonë të çmimeve: Çmimet.
A është faqja e internetit e përshtatshme për të gjitha pajisjet?
Po, faqja jote është e përshtatshme për çdo pajisje, duke përfshirë celularët, tabletët dhe smart-TV-të. Të ftuarit mund ta shohin lehtësisht nga çdo pajisje që përdorin.